Klea me kostum popullor
Klea Rrapi është vajza 11-vjeçare që të gjithë e njohin si vajza që kërcen dhe flet me shumë dashuri për vallen popullore shqiptare. Por kjo nuk është veprimtaria e saj e vetme. Klea ndjek një sërë kursesh, duke e nisur nga kursi i pikturës, muzikës etj. Ajo ka publikuar disa këngë për fëmijë, të cilat janë pritur mirë nga audienca fëminore dhe jo vetëm.
Me një botë plot me ëndrra Klea pëkushtohet shumë edhe në lexim dhe këtë e ndan si eksperiencë edhe me të tjerët.
CMG:Klea duam të njohim më shumë rreth teje. E e nisim me një pyetje të thjeshtë: Kush është Klea?
Klea Rrapi: Unë vij nga një familje e thjeshtë, e madhe dhe shumë e bukur. Kam dy motra dhe një vëlla, të cilët i dua shumë edhe ata kanë talente si unë . Unë jam vetëm 11 vjeç dhe ëndrrat janë të shuma. Të këndoj, kërcej e shumë e shumë të tjera.
CMG: Cilat janë këto aktivitete, që i dedikon kohë?
Klea Rrapi: Vallja. Unë bëj pjesë prej shumë kohësh në kursin e valles, ku edhe e ushtroj me shumë dashuri dhe mendoj që është një ndër gjërat më të bukura sepse më bën një vajzë më të mirë, më të sjellshme dhe me një trup më të bukur, pse jo. Vallja gjithashtu është një horiznt i madh edhe për kulturë dhe mua më ka ndihmuar shumë që të kultivoj kulturën time.
Piktura gjithshtu, më fal shumë gjallëri dhe më zhduk paragjykimet. Çdo fëmijë në pikturë shfaq botën e brendshme dhe unë e shfaq atë në pikturë. Jam vlerësuar me një sërë certifikatash.
Muzika, muzika është një tjetër gjë që mua më bën të ndihem mire. Nuk kam lindur me ndonjë talent shumë të madh në muzikë, por e bëj prej pasionit dhe më bën të ndihem shumë mirë.
Klea vallëzon
CMG:Klea, çfarë është suksesi per ty?
Klea Rrapi:Suksesi i takon të gjithëve, më takon mua një 11-vejçareje, ju takon juve dhe të gjithë njerëzve anë e mbanë botës.
Mami mua më ka mësuar që suksesi nuk është gjithçka dhe unë nuk ndihem e famshme, por e realizuar sepse kam arritur që të plotësoj me punë disa nga dëshirat e mija.
CMG:Klea, si ndihesh kur të tjerët të vlerësojnë?
Klea Rrapi: Në fakt mua më pëlqen shumë kur marr pjesë ne aktiviteve dhe babai im thotë gjithmonë që nuk ka rëndësi çmimi, por pjesëmarrja.
Megjithatë, unë jam kujdesur që vlerësimet në forma të ndryshme t’i ruaj dhe t’i kem në një dosje plot me pjesëmarrje.
Klea Rrapi pas kameras
CMG: Si e ndan kohën mes vellait dhe motrave, sepse është shumë e rëndësishme?
Klea Rrapi: Marëdhënia jonë është shumë e bukur edhe pse të gjithë jemi shumë të ndryshëm.
Ndaj një kohë shumë të mirë me ta dhe i gjendemi njëri- tjetrit në çdo gjë dhe e mbështim njëri- tjetrin në çdo hap.
CMG: Klea kur ke nisur që të merresh me vallen shqiptare?
Klea Rrapi: E kam nisur me vallen e Tropojës, keshtu nisi pasioni im për vallen. Do doja që edhe në të ardhmen të vijoja të mbaja të njëjten dashuri për vallen shqiptare. Unë njoh shumë valle për të mos thënë të gjitha vallet e trevave të Shqipërisë. Mua më është dashur të lodhem shumë që të mësoj të gjitha valet, por ja dola dhe unë bëj pjesë tek njerëzit që e shijojnë vallen.
Klea në intervistë
CMG: Ku e sheh veten pas disa vitesh?
Klea Rrapi: Prioriteti im janë mësimet dhe jo pasionet. E shikoj veten në përkushitim ndaj mësimeve dhe profsionit të së ardhmes. Jam në kërkim të gjerave më të mira për veten.
CMG: Klea ti lexon shumë dhe flet tepër për librin. Si e ke këtë marëdhënie?
Klea Rrapi: Libri për mua nuk është diçka fizike, që mund t’i mas peshën apo bukurinë. Eshtë më shumë se kaq. Ai është produkt dhe vlerë e shoqërisë.
Unë do doja të rekomandoja librin “Princi i vogël” sepse mesazhi që ai jep është “ mbajini fort miqtë tuaj sepse një ditë kur mos të jenë do të kuptojmë sa të varfër jemi”.