Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më energjike të showbizzit shqiptar. Këngëtarja është rikthyer vetëm pak javë më parë fuqishëm me disa projekte. Këngët e saj nga albumi ”Rron” ajo i ka shoqëruar edhe me videoklipe, ku ndër këngët që ka prezantuar janë; “Prologue”, “Shumë i mirë” “Alo”, por ajo më e dëgjuar ka qenë kënga me titull “Aventura”. Në këngën e publikuar së fundit ajo vjen në një bashkëpunim me Vig Poppën “ALO” (që duket një përpunim i këngës së njohur të këngëtarit Luan Zhegu), ku bëhet kështu kënga e katërt e albumit të saj “Rron” të publikuara.
Ronela ka shkruar në rrjetet sociale : “Vig Poppa shumë kënaqësi të punosh me ty”. Ndërkohë Ronela ka treguar në një intervistë së fundi se do të sjellë edhe një bashkëpunim me këngëtarin, Bardhi. Ajo shkruar për dy bashkëpunëtorët e saj; “Që të dy janë të mirë dhe të talentuar, shkruajnë vetë, shkruajnë mirë, sepse kjo është më e rëndësishme”.
Genc Prelvukaj publikon këngën e fundit nga albumi i ri “Gentivs II”
Genc Prelvukaj publikoi këngën e fundit nga albumi i tij, ‘Gentivs II’ e cila mban titullin ‘Rrezja jeme’. Kujtojmë se ai i ka prezantuar një e nga një të gjitha këngët e albumit të tij më të ri, të cilat janë shoqëruar edhe me videoklipe. Në një postim të tij kohët e fundit Genci ka shkruar se; “ pas kësaj kënge do të publikoj gjatë sezonit veror projekte të reja muzikore, të cilat do i përkasin një zhanri tjetër”. Genc Prelvukaj pritet që këtë verë të vijë më këngë me ngjyra e plot ritëm, ashtu si i përshtaten stinës së nxehtë të verës.
Përgatiti Sava Lena