Në një dyqan në San Francisko 2 robotë të kompanisë së quajtur “Clockwork” presin klientë për tu pikturuar thonj të bukur në vetëm pak minuta e për vetëm 8 dollarë. Fillimisht roboti bën një foto në 3D të secilit thua dhe më pas i pikturon.
Themeluesit e “Clockwork” thonë se ajo çka bën roboti, është krejt ndryshe nga ajo që ndodh në sallonet e bukurisë.
“Shërbim i shpejtë i bukurisë e quajmë ne. Ne ofrojmë eksperiencën e bukurisë së shpejtë përkundrejt një shërbimi relaksues në një salon bukurie”, tha Renuka Apte themeluese e “Clockwork”. Kompania shpreson që këtë shërbim të mund ta inaugurojnë së shpejti në aeroporte, qendra tregtare dhe palestra. Një tjetër kompani ndërkohë po punon që një shërbim të ngjashëm ta ofrojnë edhe për në shtëpi, me robotin që do të kushtojnë 400 dollarë.