Kantautorët Alban Skenderaj dhe Elgit Doda janë dy prej artistëve mjaft të pëlqyer nga publiku shqiptar. Ata vendosën që edhe këtë vit të sillnin për fansat e tyre një projekt të ri muzikor. Kjo këngë është vazhdimi i asaj të realizuar një vit më parë “Parajsa ime” e cila këtë herë erdhi në versionin e dytë
“Parajsa ime 2”. Në videoklip shihet dyshja, duke u argëtuar në mesin e një shoqërie, që dëgjon tingujt e muzikës së tyre.
“Parajsa ime” një vit më parë ishte një hit veror. Të njejtën gjë shpresojnë artistët edhe për këngën “Parajsa ime 2”.