Pavarësisht numrit të madh të titujve, arkëtimet e filmave në Kinë gjatë festës treditore që përfundoi të hënën arritën vetëm 465 milionë juan (72.58 milionë dollarë), shumë më pak se të ardhurat e viteve të kaluara, respektivisht 785 milionë juan dhe 912 milionë juanë të gjeneruara gjatë të njëjtës periudhë në 2019-n dhe 2018-n, bën të ditur “Xinhua”.
Komedia sportive kineze "Never Stop" kryesoi shitjet për festën e sapopërfunduar, duke gjeneruar 89 milionë juanë ose 19 për qind të totalit.
Aventura e animuar amerikane "Peter Rabbit 2: The Runaway" u rendit e dyta me 71 milionë juanë, e ndjekur nga thrilleri "Are You Lonesome Tonight?" që grumbulloi 52 milionë juan.
Fantazia e animuar japoneze "Hello World" doli e katërta në renditje, duke arkëtuar 40 milionë juanë.
“Cruella", prodhim i “Disney”, mblodhi 35 milionë juanë. (Elona)