Të hënën filmi “Rënia e daulles në Taklimakan” u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shangait, i cili përqendrohet në historinë e një vajze ujgure që quhet Ayigul, që jeton në një fshat malor buzë shkretëtirës Taklimakan dhe ka një ëndërr.
Ajo e kishte pasion vallëzimin që kur ishte fëmijë, por nuk mund ta ndiqte ëndrrën e saj për shkak se familja nuk e kuptonte. Por, ardhja e ekipit të punës në fshat ka ndryshuar pamjen e fshatit, si dhe i ka bërë banorët vendorë më mendjehapur. Pasi fitoi mirëkuptimin e familjes, vajza ujgure nisi të realizojë ëndrrën e saj të vallëzimit.
Siç paraqitet edhe në film, vitet e fundit, afro 70 mijë kuadro kanë shkuar në fshat çdo vit për të punuar dhe jetuar së bashku me njerëzit vendorë. Ata largohen nga qyteti dhe të afërmit e tyre dhe shkojnë në fshat për të ndërtuar infrastrukturën e zonës rurale, për të zgjidhur vështirësitë që banorët në këto zona kanë për punësimin, shëndetësinë, arsimin. Falë këtyre përpjekjeve të vazhdueshme, jeta e banorëve është përmirësuar ndjeshëm.
Drejtori i Studio-s së Filmit Tianshan Xinjiang Gao Gang prezentoi se: “Xinjiang është një tokë thesar dhe e pasur me histori. Për mijëra vjet, vëllezërit dhe motrat kineze të të gjitha pakicave kombëtare kanë bashkëjetuar dhe janë begatuar këtu. Këto kanë formuar një thesar të pashtershëm të temave për prodhimin e filmit. Në të ardhmen, ne do të promovojmë krijimin e filmave me të shkëlqyer, do të shfaqim mirë historinë e Xinjiang-ut për t’i treguar botës një Xinjiang më të plotë dhe më të gjallë.” (Fang Xiaoyu/Albana)