Mbrëmjen e së shtunës në Vlorë ka nisur edicioni i 13-të i Aulona Folk Festival.
Në të marrin pjesë grupe foklorike tradicionale nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Lituania.
Festivali do të mbahet për tre ditë me radhë në sheshin "Flamurtari" të qytetit.
Ai do të mbledhë me këtë rast adhuruesit e muzikës, kostumeve dhe traditave.
Ngjarja do të transmetohet ekskluzivisht nga “RTSH”.
Vitin e kaluar ky edicion nuk u zhvillua për shkak të pandemisë Covid-19. (Fatosi)