Arkëtimet nga “box office” kinez gjatë këtij viti i kaluan 26 miliardë juanë (rreth 4.07 miliardë dollarë). Sipas të dhënave nga “China Movie Data Information Network”, deri të premten, totali vjetor i arkëtimeve prej filmave arriti në 26.11 miliardë juanë, citon “Xinhua”.
Tetë ndër dhjetë filmat për arkëtimet më të mëdha gjatë këtij viti janë prodhime vendase.
Filmi i regjisores së re Jia Ling, “Hi, Mom”, dhe komedia e “Wanda Pictures”, “Detective Chinatown 3”, kanë fituar në klasifikimin vjetor respektivisht 5.41 dhe 4.52 miliardë juanë.
Dy filmat e vetëm të huaj të Top 10 janë prodhimet amerikane “F9: The Fast Saga” dhe “Godzilla vs Kong”, respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt të listës, me 1.34 dhe 1.23 miliardë juanë. (Irma)