Foto nga VCG
Mbetjet e një kështjelle të Murit të Madh që datojnë nga Dinastia Ming (1368-1644) u zbuluan në provincën Shaanxi të Kinës veriperëndimore, njoftoi të martën Akademia e Arkeologjisë Shaanxi.
Gërmadhat arkitekturore, duke përfshirë dy oborre, u gjetën në mbetjet e kalasë Qingpingbao, të vendosura në Jingbian, bën të ditur “Xinhua”.
Oborri në anën jugore është relativisht i madh, 60 metra i gjatë dhe 25 metra i gjerë. Muret, shtëpitë dhe dyshemetë me tulla janë ruajtur mirë.
Arkeologët zbuluan gjithashtu një pllakë guri në oborr. Sipas mbishkrimit në pllakë, oborri është vendi i një tempulli të quajtur pallati Xianying. Më shumë se 30 statuja të pikturuara prej balte u gjetën gjithashtu.
Oborri tjetër është vendi i mbetjeve të një ndërtese më të madhe në lindje të pallatit Xianying.
Mbetjet e kalasë u gjetën në një hendek toke nga i cili fshatarët vendas morën dhe’ për të ndërtuar një rrugë në prill të vitit të kaluar.
Kalaja është rreth 10 km larg nga Muri i Madh, i ndërtuar në Dinastinë Ming. (Elona)