Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion këndoi e dyta në natën finalen të “Eurovision” dhe performanca e saj ishte perfekte. Anxhela Peristeri e ngriti në këmbë sallën me duartrokitje, të cilët e mbështetën edhe për vokalin e saj të fuqishëm. Kënga “Karma” arriti të renditet në vendin e 21-të.Një tjetër shqiptar tejet i talentuar ishte Gjon Muharremaj, me emrin e artit Gjon’s Tears, i cili përfaqësoi Zvicrën në Eurovizion dhe u pozicionua në vendin e parë nga juria profesionale, por duke ju bashkangjitur votave të publikut, u rendit në vendin e tretë. Kujtojmë se Gjoni ka konkuruar në një talent show në shqipëri gjithashtu edhe në “X-Factor” në Zvicër. Vendin e parë këtë vit në Eurovizion e rrëmbeu Italia që konkuroi me fituesit e Sanremos, grupin e rrokut “Maneskin”. Edicioni i 66-të i Eurovisionit do të mbahet në Itali.

Rita Ora uron përvjetorin e martesës së prindërve në Instagram

Rita ka publikuar disa ditë më parë fotografi të prindërve të saj, gjatë qëndrimit të tyre në Londër, por dhe një fotografi nga dasma e tyre e zhvilluar 30 vjet më parë në Prishtinë. Rita Ora ka shkuar në postimin e saj: “Faleminderit të dyve që më treguat se dashuria është ajo që ti e bën dhe ëndrra ende ekziston. E di jam me fat që ju kam në jetën time si modelë ashtu edhe besimtarët e vërtetë të dashurisë, që më mësuat se si të dua me zemër të hapur. Gëzuar përvjetorin dhe urime për mbi 30 vjet martesë”. Ishte ky mesazhi i shkruar për prindërit e saj krahas fotos së postuar në rrjetin social Instagram.

Ledri Vula me këngë të re

Ledri Vula sapo ka sjellë këngën e tij më të re me titullin “Don mo” e cila është ritmike dhe i përket zhanrit hip-hop. Videoklipi i këngës është filmuar në Dubai. Ledri Vula e ka shkruar vetë tekstin e këngës . Ndërsa surpriza në këtë videoklip ka qenë pjesëmarrja e modeles së njohur kosovare, Morena Taraku. Morena e ka filluar karierën si konkurrente në “Miss Kosova” dhe më pas si modele edhe këngëtare, por në këtë videoklip ajo është thjesht figurante. Morena Taraku, gjatë kohës që ishte në Dubai postoi dhe disa fotografi me gruan e Ledrit, Sarën.

Përgatiti Sava Lena