![[Foto nga VCG]](https://mim-img0.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20210519/b298dde8-8c0f-436b-b926-b149c3d492d1.jpg?x-oss-process=image/resize,w_650)
[Foto nga VCG]
Midis viteve 2016 dhe 2020, çdo dy ditë në Kinë hapej një muze i ri. Shifra u bë publike të martën nga zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Li Qun.
Deri në fund të vitit 2020, Kina numëronte 5788 muze të regjistruar pranë autoriteteve, me 1224 muze në nivel shtetëror, tha Li, gjithashtu kreu i Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, në një aktivitet në Pekin për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeut në 18 maj, raporton “Xinhua”.
Pavarësisht nga pasojat e epidemisë Covid 19, muzetë në të gjithë vendin vitin e kaluar paraqitën më shumë se 29.000 ekspozita dhe regjistruan afërsisht 540 milionë vizita, tha ai. (Elona)







