[Foto nga VCG]
Resorti “Disneyland” në Hong Kong raportoi një humbje neto prej 2.7 miliardë dollarë të Hong Kongut (348 milionë dollarë amerikanë) në vitin fiskal 2020, pasi parku i tij u mbyll për gati 60 për qind të vitit për shkak të pandemisë së Covid 19, bën të ditur “Xinhua”.
Të ardhurat e tij ishin nën 76 për qind në 1.4 miliardë dollarë (180 milionë dollarë amerikanë) nga tetori 2019 deri në shtator 2020, njoftoi “Disneyland” në një deklaratë të hënën.
Gjatë atij viti fiskal, frekuentimi në park ishte 1.7 milionë, një rënie prej 73 për qind nga një vit më parë. Shpenzimet për frymë gjithashtu ranë 18 për qind.
Pavarësisht rezultateve të dobëta të biznesit, vendpushimi mbetet optimist.
"Ndërsa viti i kaluar paraqiti sfida për të gjithë komunitetin tonë, unë jam krenar për mënyrën se si ishim në gjendje të reagonim, të rregullonim operacionet tona dhe të identifikonim mënyra inovative për të gjeneruar të ardhura, duke ruajtur vendet e punës", -tha Michael Moriatry, drejtori menaxhues i parkut në Hong Kong.
Pas rihapjes së fundit të parkut më 19 shkurt të këtij viti, reagimi i mysafirëve lokalë ka qenë pozitiv, duke treguar një kthim të vazhdueshëm të pjesëmarrjes.
"Unë jam optimist për të ardhmen dhe e konsideroj rimëkëmbjen tonë si një pjesë të rëndësishme të ringjalljes së ekosistemit të turizmit të Hong Kongut", -tha Moriatry. (Elona)