Shfaqja në Haikou më 2 maj (Foto: vcg)
Të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 14 mijë shfaqje artistike u zhvilluan në Kinë gjatë pushimeve 5-ditore të festës së 1 Majit, duke tërhequr mbi 6 milionë shikues.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit tha se shuma e përgjithshme e të ardhurave nga tregu i shfaqjeve arriti në 860 milionë juanë, ose rreth 130 milionë dollarë amerikanë, gjatë festës, duke zënë 73 për qind të shifrës së të njëjtës periudhë të vitit 2019.