![[Foto nga VCG]](https://mim-img0.cctv.cn/images/zhycms_albanian/20210510/1731c896-4274-4656-9567-51c1584b6f5f.jpg?x-oss-process=image/resize,w_650)
[Foto nga VCG]
Një ekspozitë mbi arritjet e Kinës në ruajtjen e trashëgimisë kulturore do të mbahet në Pekin në festimin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeut (IMD), njoftoi Xinhua.
Nën temën e IMD të këtij viti, "E Ardhmja e Muzeumeve: Rimëkëmbet dhe Rimagjinoni", ekspozita dyditore, 17-18 maj, do të zhvillohet në Muzeun Kapital në Pekin, vendi kryesor për festimet e Kinës.
Ekspozita do të bashkojë mbi 50 objekte kulturore nga 23 institucione të trashëgimisë kulturore dhe muze në të gjithë vendin, duke përfshirë Muzeun e Pallatit, për të shfaqur praktikat më të fundit të Kinës dhe përparimin në mbrojtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore, tha Guan Qiang, nënkryetari i Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, i cili shtoi se ekspozita do të prezantojë gjithashtu metodat dhe teknologjitë më të fundit të ruajtjes.
Muzetë dhe sallat e tjera përkujtimore në Pekin dhe pjesë të tjera të Kinës gjithashtu do të organizojnë shfaqje të shumta, aktivitete dhe seminare për të pasuruar ndërveprimin publik, njoftoi administrata. (Fatosi)







