[Foto nga ambasada e Kinës në Bullgari]
Një ekspozitë fotografike e titulluar “Cases of Poverty Alleviation through Tourism in China”, (Rastet e Uljes së Varfërisë përmes Turizmit në Kinë), u përurua në Sofje, të Bullgarisë. Eventi, i organizuar nga Ministria kineze e Kulturës dhe Turizmit, Organizata Botërore e Turizmit dhe Ambasada Kineze në Bullgari, përmban 60 panele informacioni dhe foto mbi katërmbëdhjetë shembuj të zgjedhur të sukseseve të Kinës në luftën kundër varfërisë, citon “Xinhua”.
[Foto nga ambasada e Kinës në Bullgari]
Me tyre, spikat rasti i fshatit Cijuelin në Rajonin Autonom të Tibetit, i fshatit Kayang në provincën Qinghai dhe ai i qarkut Gushi në provincën Henan. Siç thuhet në parathënien e ekspozitës, ulja e varfërisë është një mision i përbashkët i gjithë njerëzimit. “Në fund të vitit 2019, popullsia rurale e varfër e Kinës u zvogëlua në 5.51 milionë, nga 98.99 milionë e regjistruar në fund të vitit 2012. Përqindja e popullsisë kombëtare që jeton përtej kufirit të varfërisë ra në 0.6 %, nga 10.2% në vitin 2012, që përfaqëson më shumë se 70% të uljes së varfërisë në botë, duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara”, -thuhet në parathënien e ekspozitës. (Irma)