Migena & Elvana Gjata

Migena & Elvana Gjata

Këngëtarja e njohur për publikun, Elvana Gjata, publikoi një këngë në duet me motrën e saj Migena Gjata.Kënga mban titullin “Vendi im” dhe vjen mjaft e ndjerë për publikun. Producent i saj është Darko Dimitrov, ndërsa muzika dhe teksti janë realizuar nga Pirro Çako. Kujtojmë se javë më parë Elvana publikoi albumin me titull “Çelu”.

Rezarta Gjini, Elvana & Migena Gjata

Rezarta Gjini, Elvana & Migena Gjata

Këngët e këtij albumi janë të ilustruara edhe me videoklipe, të cilat Elvana i ka publikuar dhe në profilin e saj në “Instagram”. Elvana Gjata është zbuluar si talent falë motrës së saj Migenës 4 vjet më e madhe, e cila asokohe studionte për muzikë, ndërsa Elvana e vogël e ndiqte plot ëndje. Dhe kështu filluan të performonin së bashku nëpër shtëpi, më pas në studion e televizionit TVA, në programin e gazetares Rezarta Gjini. Këto plane u rikthyen së fundi në emisionin “Soiree” në televizionin Abcnews. Migena Gjata zgjodhi rrugën drejt muzikës klasike, ndërsa Elvana Gjata muzikën pop. Kishin kohë që mendonin për të sjellë një duet së bashku, dhe më në fund kjo këngë e realizuar me mjeshtëri nga kantautori Pirro Çako goditi në shenjë, për të bërë bashkë dy motrat e talentuara.