[Foto nga VCG]
Adhuruesit e muzikës në të gjithë Kinën janë zhvendosur nga një festival muzikor në tjetrin që nga dita e parë e Festës së 1 Majit, duke ringritur industrinë e argëtimit në Kinë pas epidemisë.
Gati 20 festivale muzikore janë mbajtur gjatë festës pesëditore në Kinë; deri në tetë festivale brenda një dite të vetme në qytete të ndryshme, shkruan “CGTN”. Përveç festivaleve të mëdha, si “Strawberry” dhe “Midi”, disa aktivitete muzikore të reja e më të vogla, u mirëpritën nga audiencat.
Festivali i muzikës “Strawberry” u mbajt në mënyrë të njëpasnjëshme në Pekin, Shangai, Wuhan dhe Nanjing gjatë pushimeve, me temën e rifillimit pas periudhës së vështirë të pandemisë.
Themeluar në vitin 2009, ky festival është bërë një festë e muzikës në natyrë për të rinjtë në të gjithë vendin dhe një nga festivalet ikonë të muzikës në Kinë.
Festivali i muzikës “Midi”, i quajtur si "Woodstock i Kinës", është ndër festivalet më të mëdha të muzikës rok në vend. Nga 1 deri më 4 maj të këtij viti, këngëtarët dhe shkruesit e këngëve të muzikës rok, Cui Jian dhe Xu Wei dhe grupi “Second Hand Rose” dolën në skenë përkatësisht në qytetet Jinan dhe Binzhou. Festivali u mbajt gjithashtu në Chengdu, provinca Sichuan, nga 3 deri më 5 maj.
Çmimet e larta nuk i penguan njerëzit të merrnin pjesë në festivalet muzikore. (Elona)