Sopranoja shqiptare, Elbenita Kajtaz vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare. Ajo ka bërë me dije në Facebook se do të marrë pjesë në “BBC Cardiff Singer of the World”.
“Miq të dashur, më në fund mund të shpërndaj lajmin e mrekullueshëm që mezi kam pritur ta ndaj me të gjithë ju. Për herë të parë në histori të konkursit BBC Cardiff Singer of the World ! Uroj të dal faqebardhë!”, ka shkruar Kajtazi.
“BBC Cardiff Singer of the World” do të zhvillohet nga 12 deri më 19 qershor në Cardiff. Këngëtarët do të shoqërohen nga Orkestra Kombëtare BBC e Uellsit dhe Orkestra e Operës Kombëtare të Uellsit, me dirigjentë Andrew Litton dhe Michael Christie.
Konkurrentët e këtij viti vijnë nga 15 vende të ndryshme dhe finalistët janë të moshave 26 deri në 32 vjeç.