Artistja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha vazhdon të mahnisë fansat. Bukuroshja bionde përherë i lë në pritje ndjekësit, përmes informacioneve që ndan rreth jetës dhe karrierës profesionale. Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka zbuluar datën e publikimit të projektit të ri me titull "Better Mistakes”, që në platformat digjitale do të trasnmetohet më 7 maj. Ajo po ashtu ajo ka shpërndarë fotografinë kryesore të këngës, e shkrepur gjatë xhirimeve të videoklipit.