Malet Wudang
Një amerikan është bërë mjeshtër i arteve marciale në malet Wudang të Kinës.
Jake Pinnick nga Ilinoisi punon tani në Akademinë Taoiste të Kungfusë të Wudang-ut.
"Artet marciale, pamjet e bukura dhe njerëzit e mirë këtu më bëjnë të ndihem sikur jam në vendlindje. Dal shpesh për argëtim me miqtë e mi në kohën e lirë. Kam kremtuar gjithashtu Festën e Pranverës këtu," shprehet ai.
Pinnick thotë se, megjithëse është vendosur në Kinë, ai dëshiron po ashtu të hapë një shkollë të arteve marciale në ShBA.