foto nga VCG
Film familjar kinez “Motra” vijoi epërsinë e vet për sa u përket fitimeve nga shitja e biletave të kinemave në Kinë për javën e dytë me radhë, duke fituar 18 milionë dollarë në 12-18 prill, sipas platformës kineze të shitjes së biletave të filmit “Maoyan".
Ky film trajton preferencën tradicionale në Kinë për djemtë dhe efektet e politikës së dikurshme të lindjes së vetëm një fëmije. Një motër detyrohet të kujdeset për vëllanë e saj të vogël pasi prindërit e tyre vdesin në një aksident automobilistik. Filmi ka fituar 782 milionë juanë gjatë premierës së vet më 2 prill.
“Motra “ e ka kaluar vlerën e biletave të shitura të filmit të animuar japonez “Detective Conan: The Scarlet Bullet”, i cili siguroi 109 milionë juanë javën e kaluar. Filmi i "Hollivudit" “Godzilla vs Kong” fitoi 77.5 milionë juanë.
Tema e filmit “Motra” ka ngjallur diskutime në internet lidhur me problemin e ndjeshëm të parapëlqimit për të lindur djem në Kinë. “Si ta vlerësojmë filmin ‘Motra’” ka marrë 200 milionë klikime në platformën sociale kineze “Weibo”dhe të shumtë janë ata që kanë ndarë përvojën e tyre.
Filmi u vlerësua me notën 7.1 nga maksimalja 10 në aplikacionin kinez të vlerësimit të filmave “Douban”. (Fang Xiaoyu)