Filmi ‘To the Moon’ i regjisorit Irlandez Tadhg O’Sullivan që fitoi çmimin e parë në Festivalin e Filmit Irlandez, ka përfshirë edhe një poezi në gjuhën shqipe.
Bëhet fjalë për poezinë “Elegjia e Pyjeve”e poetit të shquar shqiptar, Visar Zhiti.
Një film nga regjisori irlandez Tadhg O’Sullivan ku prania e hënës në film, letërsi e forma të tjera të artit në të gjithë planetin janë baza e tij.
Filmi fokuson magjepsje e përbashkët me Hënën që kryqëzon kulturat dhe traditat. Ai kombinon shkrime ndërkombëtare, klipe filmash nga 25 vende dhe muzikë me efekt soditës dhe atmosferik, i cili, së bashku me natyrën universale të hënës, e trajton atë si një simbol.
Në këtë realizim kinematografik regjisori ka shfrytëzuar burime arkivore, të kombinuara me fragmente letrare. Interesante është ideja se si njerëzit ndër epoka, kanë tërhequr nga hëna ëndrrat e arratisjes, mitet e parajsës, këngët e mallit dhe humbjes, histori të së ardhmes së humbur.