Aktivitet për gjuhën shqipe në bashkëpunim me Katedrën e Gjuhëve të Huaja në Pekin
Qendra për Hapje dhe Dialog zhvilloi ëebinar-in e radhës të ciklit “Gjuha shqipe në universitetet e botës”. Ëebinar u moderua nga drejtoresha e COD-it, Milena Selimi.
Ai pati në qendër Katedrën e Gjuhës Shqipe në Pekin, me profesoreshat Chen Funghua dhe Ma Sai, të njohura me emrat shqip Moza dhe Bora.
Tirana, Pekini, Vlora dhe Gjirokastra komunikuan përmes Qendrës për Hapje dhe Dialog, me lektorët nga Universiteti “Ismail Qemali”, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, si dhe studentët e interesuar.
Chen Fenghua, drejtoreshë e katedrës së gjuhës shqipe dhe Qendrës së Studimeve Shqiptare në Universitetin e Gjuhëve të Huaja, Pekin (BFSU) solli një panoramë të përgjithshme për katedrën dje, sot dhe nesër.
Me këtë katedër, BFSU është bërë i pari universitet ku jepet gjuha shqipe në Kinë dhe i vetmi universitet me tri nivele të plota në kualifikimin e specialistëve të gjuhës Shqipe. Historikisht universiteti me përgatitjen e shumë talenteve diplomatikë, është njohur si “Djepi i diplomatëve” në Kinë.
Pedagogët veteranë kinezë dhe ekspertët shqiptarë kanë krijuar një bazë të shëndoshë të kësaj katedre, ku janë të diplomuar 173 studentë në bachelor, 6 master dhe 3 doktorantë.
Ky ëebinar përkoi me dy përvjetorë të rëndësishme të BSFU-së: 80-vjetori i themelimit të universitetit dhe me 60-vjetorin e themelimit të katedrës së shqipes në këtë universitet.