Ndërsa afron data e festivalit të këngës europiane, këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë Anxhela Peristeri ka treguar në një program televiziv sa i takon pjesëmarrjes së saj në Eurovizion dhe rregullave të vendosura aty. Ajo është shprehur: “Në qoftë se një anëtar i skuadrës së delegacionit sëmuret me Covid-19, nuk mund të dalë në skenë. Në këtë rast konkurenti nuk do s’kualifikohet, por kënga e tij do transmetohet live në led”. Kujtojmë se Anxhela Peristeri u përzgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, pasi u pozicionua në vendin e parë me këngën “Karma” në Festivalin e 59-të të këngës në RTSH. Ajo së bashku me grupin organizativ kur të shkojnë në Roterdam sipas rregullave të vendosura, do të qëndrojnë 13 ditë të karantinuar. Pasi të jetë kryer testi paraprak të gjitha shtetet pjesëmarrëse do të kenë mundësi të ndjekin provat. Shëndet dhe suksese Anxhela!