Vedat Ademi ka sjellë për adhuruesit e muzikës së tij këngën më të re me titull “Kënga jonë”, teksin e së cilës e ka realizuar Endrit Mumajesi, muzikën Endrit Shani dhe videoklip nga Pro Video me protagonistë një çift të dashuruarish jo vetëm në klip, por edhe në jetën reale si Ermira Gashi (Shani) dhe Endrit Shani, njëkohësisht autori i këngës dhe kunati i Vedatit. Kjo është një këngë dedikuar premtimit të dy të rinjve për njëri-tjetrin deri në finalizimin e lidhjes së tyre me martesë. Frymëzimi për të realizuar këtë këngë ka qenë i hershëm për Vedatin, që më në fund erdhi si një dhuratë për të gjithë fansat e tij, duke i dhuruar një këngë për ditën më të bukur të jetës.
Vedat Ademi prej 5 vitesh jeton me familjen e tij në Nju Jork, duke punuar herë në Shqipëri dhe herë nga SHBA me materiale muzikore, për të qenë sa më aktiv pranë publikut.