foto nga VCG
Në prag të Ditës së 11-të të Gjuhës Kineze të OKB-së, e cila bie më 20 prill të këtij viti, u publikua zyrtarisht kënga me temën e Festivalit të Videove të Gjuhës Kineze.
Kënga, e titulluar “Gjuha e Pranverës”, përcell një mesazh shprese dhe përfshirjeje, duke kapur frymën e pranverës. Ajo është krijuar nga kompozitori belg Jean-François Maljean, producenti muzikor kinez Klevin Ho dhe autori britanik Rovert Murray.
Muzika pasyron larminë e shprehjeve kulturore. Këndimi popullor kinez i pakicës etnike buyi “Hao Hua Hong” i jep një ton unik oriental, ndërsa këndimi dhe recitimi i bukur në kinezisht nga mexosopranoja britanike Phoebe Haines bashkon elemente të Lindjes dhe Perëndimit. Poezia e interpretuar nga muzikanti britanik Freddie Benedict rrit thellësinë kulturore të këngës.
Festivali i 1-rë i Videove me rastin e Ditës së Gjuhës Kineze është organizuar nga Zyra e OKB-së në Gjenevë, Misioni i Përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe në Organizata të Tjera Ndërkombëtare në Zvicër dhe Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Ai është i hapur për të gjithë të huajt e interesuar për gjuhën kineze.
Deri tani veprimtaria ka tërhequr pjesëmarrës nga mbi 13 vende, duke përfshirë ShBA-në, Britaninë, Francën, Italinë, Zvicrën, Japoninë dhe Kenian. Mbi 260 videot e paraqitura tregojnë bukurinë e hieroglifeve kineze, kulturën e kuzhinës kineze dhe kaligrafinë kineze përmes tregimeve të nxënësve të gjuhës kineze dhe temës së pranverës.
Data për Ditën e Gjuhës Kineze të OKB-së u zgjodh për të përkuar me ditën Guyu, e cila është e gjashta nga 24 fazat stinore sipas kalendarit bujqësor kinez. Në këtë ditë, njerëzit shprehin respektin ndaj Cangjie-së, që ka shpikur hieroglifet kineze. (Fang Xiaoyu/Artan)