foto nga VCG
Kina ka shpallur 10 zbulimet e saj kryesore arkeologjike të vitit 2020, duke përfshirë një tumë guaskash 8-mijëvjeçare, hambarë të para 4000 vjetëve dhe një varrezë të shekullit të 6-të.
Varreza nr. 1 "Xuewei" në provincën Qinghai, me dhoma të fshehura të shumta, është një nga varrezat me lartësi më të madhe në rrafshnaltën tibetiane.
Han Jianhua nga Akademia e Shkencave Shoqërore e Kinës tha se ata kanë zbuluar shënime të shkruara me detaje rreth Wushendian-it, ose Pallati i Pesë Perëndive, që është një varrezë e sundimtarëve rajonalë në Kinën e lashtë.
Han Jianhua tha se zbulimi i një vule mbi arkivol vjet do t'i ndihmojë studiuesit të identifikojnë pronarin e varrezës.
Zbulimet arkeologjike që përzgjidhen duhet të përmbajnë vlera historike, artistike e shkencore dhe të japin të dhëna të reja për studimet arkeolologjike në Kinë. (Fang Xiaoyu)