foto nga VCG

foto nga VCG

Këtë muaj planifikohet të shfaqet në kinematë në mbarë Kinën dokumentari i fundit i regjisorit japonez Ryo Takeuchi “Zoujin Daliangshan”(Shkojmë në malin Daliang).
Regjisori Takeuchi, që quhet ndryshe Liangshu ose Xhaxhi Liang nga adhuruesit kinezë, është i njohur për dokumentarët e tij në lidhje me përpjekjet e Kinës në luftën kundër COVID-19, duke përshirë “Kohë e gjatë që s'jemi parë, Wuhan” dhe “Epoka paspandemike".
Kësaj here ai fokusohet në përpjekjet e Kinës për zbutjen e varfërisë në qytetin Liangshan të provincës Sichuan, i cili u deklarua zyrtarisht i dalë prej varfërisë në fund të vitit të kaluar.
Grupi i xhirimit regjistroi jetën e grave të kombësisë yi, duke treguar se si i përdorin ato aftësinë e tyre të qëndisjes për të rritur të ardhurat.

foto nga VCG

foto nga VCG


Në këtë dokumentar një grup adoleshentësh që luanin futboll, u intervistuan në lidhje me ëndrrat dhe planet e tyre.
Një aktivitet i shikimit paraprak të filmit u mbajt në Nankin, ku shikuesit ndanë mendimet e tyre me grupin e produksionit, përshirë regjisorin Takeuchi. (Fang Xiaoyu/Artan)