foto nga VCG
Në qendrën tregtare INDIGO të Pekinit u mbajt Festa e Ditës Rinore të Kafesë, duke tërhequr shumë adhurues të kësaj pijeje.
Në veprimtarinë që u zhvillua nga 9 deri në 11 prill, më shumë se 50 marka të njohura të kafesë shfaqën makinat e tyre më të fundit të ekspresit, mullinjtë dhe kokrrat e kafesë, duke u ofruar vizitorëve një mundësi të çmuar shijimi.
Përveç kafesë, gjatë festës DJ-të dhanë përformancë të drejtpërdrejtë, si edhe pati shfaqje artistike, verë dhe ushqime të shijshme.
foto nga VCG
Adhuruesit e kafesë e dinë ku mund të gjejnë vendin më të mirë për të shijuar kafe autentike në Pekin. Me kafenetë në çdo qoshe të zonës tradicionale të hutong-ëve, ky qytet i lashtë është bërë gradualisht "kryeqyteti i kafesë". Tani mund të pini një kafe të vërtetë kur shëtisni në zonën më piktoreske të Pekinit ose thjesht të uleni për t'u takuar me një mik në kafene. Nga "skutat" në hutong deri në qendrat e mëdha tregtare, mund të gjeni gjithmonë diku kafen e preferuar.
Në katër vjetët e fundit janë organizuar katër festa të pavarura të kafesë në Pekin. (Fang Xiaoyu/Artan)