Reperi i ri mjaft i pëlqyer i skenës, Bardhi, ka publikuar këngën e tij më të re me titullin “Lot”, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop. Vija melodike janë punuar nga vetë Bardhi, gjersa producentë të saj janë Çelik Lipa dhe Jetmir Agaj. Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Bardhi shfaqet i vetëm në performancë, duke sjell kështu një interpretim ndryshe nga herët tjera. Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Imagine Films. Bardhi numëron tashmë një numër të madh projektesh muzikore që kanë rezultuar të suksesshme, duke e shndërruar në një prej emrave më të dëgjuar të momentit në muzikën rep.