Ronela Hajati është duke vazhduar me publikimin e këngëve nga albumi i ri i saj i quajtur “Rron”. Ajo këtë javë vjen me një tjetër këngë Nëpërmjet një postimi të ndarë në rrjete sociale, këngëtarja e njohur tregon se më 10 prill sjell këngën e radhës. “Shumë i mirë, 10 prill. Rron”, ka shkruar Hajati duke etiketuar edhe bashkëpunëtorët që e ndihmuan në realizimin e gjithë këtij projekti. Fansat dhe ndjekësit mezi po presin për këtë prurje të Ronelës, pasi reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta.