Elgit Doda ka sjellë në treg projektin me të ri muzikor “Tharë”. Kantautori i njohur, Elgit Doda, është ndër më të pëlqyerit në muzikën shqiptare. Ai në rrjete sociale është tejet aktiv, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme të pathëna nga jeta e tij. Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, këngëtari ka bërë të ditur se ka publikuar projektin më të ri muzikor. “Tharë” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur vetë Elgiti. Për videon artistike ku shfaqet i përgjakur është përkujdesur Fullmoon Production. Kjo është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tij, duke grumbulluar me mijëra klikime në kanalin youtube, menjëherë sapo u publikua.