Këngëtarja e njohur dhe mjaft e pëlqyer nga të rinjtë shqiptarë, Fifi, është shumë e dashur për audiencën e gjerë. Që në paraqitjen e parë, ajo ka dëshmuar se ka talent, duke grumbulluar me mijëra fansa që e mbështesin. Kështu ajo ka befasuar 574 mijë ndjekësit e saj, duke bërë të ditur se ka publikuar këngën e re. Fifi kishte ndarë disa sekuenca të projektit në rrjetin social Instagram, ndërsa mori shumë komente pozitive. “Maniak i dhimbjes” mban titullin materiali më i ri muzikor, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Çelik Lipa. Projekti mban dy këngë, teksa në klip ajo shfaqet me një mashkull duke u përfaqufuar dhe ai cili është ish-konkurrenti i spektaklit televiziv “Përputhen”, Fation Kuqari. Videoklipi është realizuar nga Max Production.