[Foto nga VCG]
Në Kinë çelja e luleve të qershisë do të thotë ardhje e pranverës, por një prefekturë në Xizan të Kinës Jugperëndimore ofron një pamje shumë të këndshme, me çeljen e luleve të pjeshkës.
Festa e Lulëzimit të Pjeshkave nisi të shtunën në qytetin Nyingchi në Rajonin Autonom të Xizang-ut, me një det ngjyrë rozë, duke mirëpritur udhëtarët nga afër dhe larg.
Kjo festë u zhvillua për herë të parë në vitin 2002 dhe është një veprimtari e përvitshme që shfrytëzon bukuritë natyrore të zonës për të nxitur turizmin.
[Foto nga VCG]
Festa ofron një paketë të plotë argëtimi në ajër të pastër me përvojë kulturore, duke përfshirë udhëtime nëpër pemishtet e pjeshkave të egra, si dhe shfaqje me karakteristika të kombësive dhe hedhje fishekzjarrësh.
Në prag të festës, një fshat i Nyingchi-së, Gala, mirëpriti çdo ditë rreth 10 mijë turistë, tha një zyrtar i turizmit. Me çeljen e plotë të luleve, pritet të ketë një fluks më të madh vizitorësh në mes të prillit. (Li Huailiang/Artan)