Foto nga Douban
Telenovela kineze "Fjala e nderit" ka fituar popullaritet te të huajt pas fillimit të shfaqjes në "YouTube" më 23 shkurt.
Ajo ka pasur gjithsej 50 milionë shikime, ndërsa pjesa e parë i kaloi 5.6 milionë shikimet.
Telenovela, me protagonistë aktorët kinezë Zhang Zhehan dhe Gong Jun, është një "wuxia" - një lloj artistik kinez që përqendrohet në historitë e ushtruesve të arteve marciale në Kinën e lashtë. Ajo është transmetuar në platformën kineze të videove "Youku".
Në përgjithësi telenovela ka marrë vlerësime pozitive prej shikuesve në "YouTube". Shumica e ndjekësve të saj janë nga Tajlanda, ShBA-ja dhe Indonezia, sipas "cctv.com".