Anxhela Peristeri ka treguar së fundi se po bashkëpunon me koreografen suedeze, Sacha Jean-Baptiste për prezantimin e saj në “Eurovision 2021″. Disa ditë më pare ajo solli videoklipin e këngës përfaqësuese në “Eurovision 2021”.
“Karma” tashmë është lançuar në kanalin zyrtar të ‘Eurovision Song Contest’, ku dhe reagimet e para kanë qenë mjaft pozitive.
Anxhela Peristeri konfirmoi për ‘VVivvibloggs’ se po punon me regjisoren dhe koreografen e njohur të skenës suedeze, Sacha Jean-Baptiste për prezantimin e saj si përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurosong”.