Kantautori Genc Prelvukaj ka sjellë për pubblikun projektin e shtatë me titull “Ditë e natë” nga albumi më i ri “Gentivs II”.
Ai e ka realizuar vetë këngën si edhe shumë prej materialeve muzikore. Kënga vjen e shoqëruar me një video mjaft atraktive e cila është punuar në studion e tij “Black Fish Entertainment”. Ndryshe nga herët e tjerë në këtë videoklip ai nuk shfaqet vetë, por një vajzë duke ecur e vrapuar nëpër pyll, e veshur me një kësulë të zezë.