Këngëtarja Era Istrefi, kohët e fundit nuk ka qenë aktive në muzikë. Ajo shquhet për një sërë projektesh të suksesshme, ndërkohë duket se po mendon të rikthehet me një këngë të re. Së fundmi Era Istrefi ka ndarë për publikun një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet në një studio muzikore. Era, shquhet për stilin e veçantë dhe në këtë paraqitje ka të veshur një triko të zezë të shkurtër dhe kapelë të po së njëjtës ngjyrë.

Në një intervistë të dhënë në fillim të këtij viti, Istrefi deklaroi se po punon për një album, gjithashtu ka treguar se ka bërë një pauzë për shkak të situatës së pandemisë.