Artisti i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahui sapo ka bërë publik projektin më të ri muzikor me titull “Vula e dashurisë”, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Ka zgjedhur ndër autorët më të mirë për të bashkëpunuar për këtë këngë, Ilir Berani ka shkruar tekstin, ndërsa për kompozimin dhe orkestrimin ka punuar Virusi. Videoklipi u realizua nga “Max Production”. Kujtojmë se artisti Sabri Fejzullahu ka qenë mjaft produktiv me krijimtari të re muzikore, ndërkohë që vetëm 3 vjet më parë realizoi një koncert madhështor me rastin e 50-të vjetorit të krijimtarisë së tij artistike.