Foto nga VCG
Shitet në një ankand në Dubai piktura më e madhe në botë. “Journey of Humanity”, e krijuar nga artisti britanik Sacha Jafri, është e ndarë në 70 seksione sa 6 fusha tenisi. Pikturën e bleu Andre Abdoune, një shtetas francez që banon në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Foto nga VCG
Organizatorët thanë se punimi u shit për 62 milionë dollarë, dyfishi i shumës së synuar dhe paratë do të dhurohen për bamirësi për të ndihmuar fëmijët, bën të ditur “The Guardian”.
Vepra fillimisht ishte menduar të shitej në segmente. “Piktura ishte shumë e fuqishme kur e pashë dhe për mua do të ishte gabim ta ndaja”, -tha Abdoune. (Elona)