foto nga VCG
Kompania kinematografike “Walt Disney” i ka ndryshuar planet e saj të shfaqjes së filmave, duke shtyrë premierën e disa prej veprave të saj kryesore.
Disa filma do të shfaqen në kanalin e saj “Disney+” në të njëjtën kohë me premierën e tyre në kinema, duke përfshirë filmin e shumëpritur "Vejusha e zezë".
Vjet “Walt Disney” planifikoi shfaqjen e filmit “Vejusha e zezë” në maj, por tani premiera e tij do të jepet më 9 korrik, njëkohësisht me shfaqjen e tij në kanalin “Disney+”, që mund të shihet për një pagesë prej 30 dollarësh.
"Disney" do ta nisë sezonin veror më 28 maj me filmin “Cruella”, një vijim i filmit "100 dalmatët", me aktoren Emma Stone, që do të shfaqet edhe ai si në kinema, ashtu edhe në “Disney+”. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)