Aktori i famshëm kinez nga Hong-Kongu Donnie Yen/ VCG

Aktori i famshëm kinez nga Hong-Kongu Donnie Yen/ VCG

Aktori i famshëm kinez nga Hong-Kongu Donnie Yen është shprehur i shqetësuar nga racizmi kundër aziatikëve. Në një ese të gjatë në llogarinë e tij zyrtare në "Facebook" ai ka dënuar gjithashtu të ashtuquajturën "epërsi e të bardhëve".

Kjo pasoi rritjen ditët e fundit të sulmeve në ShBA kundër aziatiko-amerikanëve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Yen thotë se ka përjetuar paragjykime të rrënjosura thellë dhe pabarazi raciale gjatë kohës që ka jetuar në ShBA. Sipas tij, ai nuk njeh asnjë kinez ose person me origjinë aziatike që jeton në ShBA që nuk e ka provuar racizmin.

Yen thekson se ai njeh burra dhe gra aziatike që shpesh janë tallur, ngacmuar dhe diskriminuar nga të tjerët, madje edhe janë sulmuar thjesht për shkak se duken ose janë aziatikë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ylli i filmit u shpreh se i thyhet zemra kur sheh se burra dhe gra të moshuara të pambrojtur dhunohen ose vriten.

Ai bëri thirrje në postimin e tij që t’i jepet fund urrejtjes raciale ndaj aziatikëve, duke shtuar se “jemi të gjithë një racë, raca njerëzore”. (Li Huailiang /Artan)

Foto nga VCG

Foto nga VCG