Foto nga VCG
Java e Modës e Shangait Vjeshtë/Dimër 2021 pritet të hapet më 6 prill, për të ringjallur sektorin e shitjeve me pakicë, njoftoi komisioni tregtar komunal i qytetit kinez, citon “Xinhua”.
Sipas agjencisë qeveritare, Shangai përjetoi 48.6% rritje vjetore të shitjeve me pakicë në dy muajt e parë të 2021, më e lartë se mesatarja e vendit për të njëjtën periudhë. Të dhënat treguan se më shumë se 60% e markave që morën pjesë në javën e modës panë një rritje të konsiderueshme të shitjeve në vitin 2020, dhe më shumë se 40% e tyre hapën dyqane të reja.
Me përdorimin e masave të kontrollit dhe parandalimit të epidemisë, eventi i prillit do të rifillojë plotësisht lançimin e veshjeve në ngjarje të drejtpërdrejta, me më shumë se 100 produkte të reja që dalin në dyqanet e modës së lartë të qytetit.
Për më tepër, do të ketë edhe evente digjitale, përmes “Shanghai Fashion & Lifestyle Carnival”, që do të promovojë markat dhe stilistë nga Kina. (Irma)