foto nga weibo
“Chuang 2021” është një nga programet më të ndjekura të fundit në Kinë. Gjatë tij 100 djem pjesëmarrës konkurrojnë duke kënduar e kërcyer, me qëllim të bëhen pjesë e grupit muzikor të djemve që do të dalë nga programi.
Një e katërta e pjesëmarrësve në këtë shfaqje janë nga vende të tjera.
Mika Hashizume nga një grup amerikano-japonez djemsh, tha se jeta e tij mbeti pezull për shkak të COVID-19, por shfaqja kineze e realitetit është një rast i mirë.
“Në të vërtetë, unë isha i etur të kthehesha në skenë. Nuk kam interpretuar për një kohë të gjatë gjatë periudhës së COVID-19 dhe dëshiroja vërtet të kthehesha në skenë. Edhe para se agjencia ime të më tregonte për këtë shfaqje kineze, unë e njihja atë. Ky program më jep mundësi për t'i shfaqur një publiku më të gjerë llojin e muzikës që më pëlqen të këndoj dhe të krijoj. Dhe mendoj po ashtu se pa dyshim do të më ndihmojë në karrierën time në përgjithësi.”
Pjesëmarrësve të huaj iu kërkua të qëndronin tre javë në karantinë pas mbërritjes dhe të kalonin pengesat gjuhësore për të marrë pjesë në këtë shfaqje.
Shtimi i pjesëmarrësve të huaj dhe shfaqja jashtë Kinës e kanë rritur numrin e publikut në përmasa të mëdha.
Sipas të dhënave, numri i shikuesve të huaj të episodit të parë të këtij programi u dyfishua në krahasim me vitet e mëparshme. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)