foto nga VCG
Administrata Shtetërore e Trashëgimisë Kulturore njoftoi të shtunën se mbi 500 relikte kulturore u zbuluan në gjashtë gropa të reja në rrënojat Sanxingdui, si maska të arta fytyre misterioze, mjete të bukura prej bronzi dhe stoli të arta në formën e zogut etj.
Në vitin 1986, gërmimi i gropave nr. 1 dhe nr. 2 në rrënojat Sanxingdui në qytetin Guanghan të provincës Sichuan zbuloi qytetërimin antik Shu të fjetur për tre mijë vjet. Një njeri i madh bronzi, një maskë bronzi me sy vertikal, një skeptër i artë i ndritshëm, si edhe një pemë prej bronzi kanë tërhequr vëmendjen e një numri të madh dashamirësh të relikteve kulturore brenda dhe jashtë Kinës. Pas më shumë se 30 vjetësh, në rrënojat Sanxingdui rifilloi vjet puna e gërmimit.
Këto rrënoja kanë një sipërfaqe rreth 12 kilometra katrorë. Zona kryesore e tyre është qyteti antik Sanxingdui, me një sipërfaqe prej 3.6 kilometrash katrorë. Ato janë rrënojat e një qyteti qendror të periudhës Xia dhe Shang më të mëdha dhe të nivelit më të lartë të zbuluara në pellgun e Sichuan-it.
Rezultatet arkeologjike në rrënojat Sanxingdui pasqyrojnë plotësisht kontributin e rëndësishëm të qytetërimit antik Shu dhe të kulturës lumit Jance, si edhe janë një shembull i rëndësishëm konkret i modelit të integruar të zhvillimit të qytetërimit kinez.
foto nga VCG
Lidhur me punën vijuese të gërmimeve, zv.drejtori i Administratës Shtetërore të Trashëgimisë Kulturore Song Xinchao tha se ekipet e huaja janë të mirëpritura të marrin pjesë në punën arkelogjike të Kinës.
“Shpresojmë se nëpërmjet integrimit të disiplinave të shumta, mund të bëjmë një punë dhe organizim më të mirë për zhvillimin e arkeologjisë kineze në epokën e re, duke përshirë një model për zgjidhen e problemeve të rëndësishme,”tha ai. (Fang XiaoyuArtan Goga)