Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një pause të gjatë. Artistja e njohur ka sjell këngën e parë të quajtur “Prologue” nga albumi i ri “Rron”. Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa 31 vjeçarja ka bërë një paraqitje të veçantë në klip. Tekstin dhe melodinë e ka bërë vetë Hajati, kurse muzika dhe orkestrimi është realizuar nga produksioni ‘Tull Production’. Këngëtarja është kthyer me album të parë pas një karriere të gjatë dhe titulli i tillë është bërë për të kujtuar më pas gjurmët që do të lejë muzikë.