Foto nga VCG
Dua Lipa ka përformuar në edicionin e 63-të të mbrëmjes së “Grammy Awards 2021” zhvilluar në Los Angeles dhe ka ndezur temperaturat me tre veshje seksi në skenë në ndarjen e çmimeve, dy ndryshime në veshje gjatë përformancës së saj të nxehtë, para se të fitojë çmimin për “Albumin me Vokalin më të mirë”. Në mesin e shumë yjeve, në këtë mbrëmje madhështore nuk mungoi as artistja me famë botërore, Dua Lipa. Këngëtarja, e nominuar”. Këtij suksesi i është gëzuar edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili ka bërë një reagim në rrjete sociale. “Jam shumë krenar. Dua, fituesja e çmimit për albumin më të mirë pop. Tre herë fituese e “Grammy’”, ka shkruar ai ku dhe ka bashkangjitur fotot e 25 vjeçares gjatë ceremonisë.
Foto nga VCG
Dua Lipa, sot është një këngëtaret e njohura botërisht dhe fituese e çmimeve “Grammy” dhe shumë çmimeve tjera, dikur nxënëse e shkollës fillore në “Shkollën Jopublike Mileniumi i Tretë” ku edhe për herë të parë doli në skenë, përvec këngës, shkruante edhe ese të bukura.
Foto nga VCG
Edhe pse e lindur dhe e rritur në Angli, shkrimi i saj me një shqipe të kulluar, është dëshmi e fortë se pse ajo nuk heziton asnjëherë të përçojë mesazhe se është një vajzë shqiptare.
Sa ishte nxënëse, një prej eseve të saj artistike ishte publikuar në përmbledhjen me tregime dhe ese “Paqja fillon me mua” njëmbëdhjetë vjet më pare, më 2009. Ajo është një ese artistike, e shkruar me emocion të fortë për nënën e saj. Kujtojmë se, Dua, ditë më parë nënës së saj i bëri një urim të veçantë për ditën e nënës “Urime dita e nënës për nënën time, Të dua, ne të duam – faleminderit për çdo gjë që bën për ne!!!!!”, shkroi Dua në rrjetet sociale