Ekspertë dhe studiues morën pjesë në një forum të organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në Pekin të hënën, për të diskutuar për një program të posaçëm televiziv mbi historinë e Partisë Komuniste të Kinës (PKK).
"Historia e Partisë në veprat klasike të artit" është një emision me 100 pjesë, që shënon njëqindvjetorin e PKK-së. Ai nxjerr në pah piktura, fragmente filmash dhe materiale të tjera klasike që përshkruajnë ngjarje historike, zhvillime të mëdha dhe momente vendimtare që formësuan Partinë dhe vendin.
"Si një program i veçantë televiziv që pasqyron udhëtimin historik të Partisë në mediat kryesore, shfaqja paraqet historinë madhështore të Partisë përmes veprave artistike epike dhe bëhet një dëshmi e kursit të lavdishëm njëqindvjeçar të PKK-së," theksoi në forum presidenti i CMG-së Shen Haixiong.
Historianë, artistë, përfaqësues të muzeve dhe akademikë pjesëmarrës në këtë veprimtari diskutuan domethënien dhe karakteristikat e programit, duke vënë në dukje se ai ofron një mundësi inovative për të mësuar mbi historinë e PKK-së nëpërmjet artifakteve kulturore.