Foto nga Xinhua
Paleontologët zbuluan kohët e fundit gjurmën më të vogël në botë të stegosaurusit në Rajonin Autonom Xinjiang Ujgur i Kinës, shkruan “Global Times”.
Gjurma, vetëm 5.7 cm e gjatë, krahasuar me gjatësitë mesatare të gjurmëve mes 30 deri 50 cm, dyshohet se i përket një stegosaurusi të mitur, që jetonte gjatë Kretaceut të Hershëm në rrethin Orku, Rajoni Autonom i Xinjiang Uygur i Kinës veriperëndimore, thuhet në një raport kërkimi të botuar në revistën shkencore “Palaios”.
"Gjurma mund të na ndihmojë në analizimin e madhësisë së një stegosaurusi të ri dhe të dimë më shumë rreth procesit të zhvillimit të tyre", -tha për “Global Times” një studiues dhe kontribuues i raportit.
Gjurma gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në të kuptuarit e larmisë së faunës dinozaurike të Kretaceut të Hershëm në Xinjiang dhe informacionit mjedisor në atë kohë, tha Liu Chang, një korrespondent nga Universiteti i Gjeoshkencave Kineze.
Stegosaurus ishte një dinozaur barngrënës, i cili jetoi në periudhën Jurasike të Vonë dhe Kretaceut të Hershëm.
Ekspertët gjithashtu kanë gjetur në këtë zonë një numër të madh të gjurmëve të dinozaurëve mishngrënës, stegosaurusëve, pterosaurëve dhe breshkave që nga viti 2009. (Elona)