Këngëtarja Nora Istrefi kishe lajmëruar disa ditë me parë se shumë shpejt do të vinte me një album të ri të këngëve të saj ndër vite, por kësaj here me një version krejtësisht tjetër. Ajo ka publikuar albumin e saj të ri, duke përmbledhur të gjitha këngët më të suksesshme në një album të vetëm me versionin Acoustic.
Disa prej këngëve që janë kthyer në këtë version janë: Ana, Dy shokë, Ajo të pëlqen, Bona gabime, Sa t’kom dashtë etj.
Ndërkaq ajo që më së shumti ka marë vëmendje ishte hiti i vjetër që këngëtarja e kishte rikthyer bashkë me këngëtarin e njohur Sinan Vllasaliu, këngën e titulluar “Pa fat” ku edhe pse kanë kaluar shumë vite që nga publikimi kjo këngë edhe sot vazhdon të pëlqehet.